0675095522BOOKING

Rreth Nesh

Rreth “Medusa Caffé”


Medusa Caffé ka lindur në qytetin e vjetër të ekspresit, Trieste, Itali.

Presidenti z. Ben De Pietri formoi një ekip me degustuesit më të mirë të ekspresit italian te kryesuar nga z. Alberto Pipan, një ndër degustatorët veteran të ekspresit italian me një eksperiencë mbi 20 vjeçare.

Ky ekip u bashkuam në Trieste dhe konceptuam mishël-at Medusa Caffé duke pasur në mendje shijen e përsosur dhe duke përdorur kokrrat më të mira dhe më të pastra të kafesë nga mbarë bota.

Mishel-at Medusa Caffé njihen si "kafeja e degustuesve të saj".

Mishel-at Medusa Caffé janë të famshme si "kafeja e të gjithëve”.

Themeluar në nëntor të vitit 2012 në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, Medusa Caffé goditi tregun shqiptar me profesionalizmin e theksuar në studimin e kafesë që në zanafillën e saj.

Pasioni për frutin e kafesë, ka frymëzuar edhe presidentin e kësaj firme, 2. Ben De Pietri për të studiuar bimën e kafesë që nga plantacionet e mëdha të fermave më në zë botërore që kultivojnë dhe vjelin kualitet komercial kafeje deri tek fermat që njihen në kuadër internacional për kultivimin dhe prodhimin e kafesë me kualitet special.

Nga pema në filxhan, ardhja e kafesë tek konsumatori final i ngjason lindjes dhe jetës së një fëmije për të cilin duhet të kujdesesh në çdo detaj për t’u rritur i fortë dhe me vlera:

ta vjelësh nga pema në kohën perfekte të maturimit, ta ruash nga i ftohti apo i nxehti tepruar teksa rritet dhe të vazhdosh kujdesin për të deri në destinacionin e fundit që është kafe pjekësi dhe barista.

Në fund, fara optimale e pjekur dhe e bluar e kafesë nxjerr në pah eksperiencën perfekte të një jete nga pema në filxhan.

Çdo stad kontribuon në shijen dhe efektin final të degustimit të një filxhani kafeje.

Vetëm në këtë formë, efektet pozitive të kafesë të pranuar shkencërisht për shëndetin fizik dhe mendor të njeriut do të jenë në parametrat e tyre më të mirë.

E gjithë bota furnizohet çdo ditë me energji, adrenalinë dhe vigjilencë vetëm duke nisur ditën me ritualin e lashtë botëror të konsumimit të pazëvendësueshëm të një filxhani kafeje.

Çdo vit njerëzit në të gjithë botën konsumojnë mesatarisht 500 miliardë filxhanë kafeje.

Për këtë, kafeja nuk ka arritur asnjëherë të mbetet vetëm një pije fitimprurëse në kuadrin e biznesit, për më tepër kafeja ka qenë dhe do mbetet një pije që bashkon miqtë nëpër tryeza.

Tregtuesit profesional të kafesë jeshile janë gjithnjë të apasionuar me bimën e kafesë, e cila ndryshon formën e saj nga një lule me aromë marramendëse, për të vazhduar tek një frut i shijshëm qershie e deri tek përpunimi i saj ne atë çfarë ne njohim si kokërr kafeje.

I tillë është edhe presidenti i Medusa Caffé, z. Ben De Pietri i cili ka jetuar dhe studiuar bimën e kafesë në regjionet më të mëdha të Brazilit, siç janë:
Minas Gerais, Cerrado, Mogiana në qytetin e San Paolos si edhe nëpër regjione të tjerë të Espirito Santo, Victoria , Vietnam dhe Afrikë në zonat më famoze ku mbillet, rritet dhe prodhohet kafeja.

Vizitat e z. De Pietri nëpër këto regjione janë asistuar nga dy specialistë profesionistë të certifikuar nga “Specialty Coffee Association of America” në gradën më të lartë në fushën e degustimit të kafes me titull “Q-Grader”.

E gjithë kjo eksperiencë gjithëpërfshirëse gjatë praktikës nëpër fermat e kafesë, mundësoi për presidentin e Medusa Caffé hapin e parë drejtë rrugës profesionale të degustimit të kafesë, pajisjen me certifikatën bazë si degustator që në botën e kafesë quhet "Basic Coffee Cupper".

Kompania Medusa investon pa kursim në trajnimin e stafit të saj, në mënyrë që t'ia kalojë këtë eksperiencë profesionale edhe stafit të saj, për ti qëndruar në këtë formë më pranë kualitetit konstant dhe cilësor të importeve vulosur nga Medusa.